Maqedoni

Spasovski: LSDM-ja ka nevojë për Zaevin

Oliver Spasovski nga LSDM, njëherë edhe ministër i Brendshëm mëngjesin e sotëm deklaroi se më së miri është që Zoran Zaev të mbetet në krye të partisë dhe qeverisë. Spasovski thotë se për shkak të pozitës morale, nuk ka informacione se çfarë do të ndodhë.

“Zaev mori vendime, që në fillim nuk u kuptuan. Është mirë që ai të jetë këtu, edhe në qeveri edhe në parti, por për shkak të pozitës së tij morale nuk e di nëse kjo është e mundur. Pavarësisht nëse sulmet janë të justifikuara ose të pabaza, kjo nuk duhet të jetë arsye për t’u larguar. Një koalicion kaq serioz me synime të qarta strategjike drejt integrimeve evropiane, me konceptin “një shoqëri për të gjithë” ka nevojë për Zaevin. Ai i bashkon strukturat edhe në parti edhe në koalicion”, tha Spasovski në “Utrinski Brifing”.