Spasovski: Alarmet për bomba vijnë prej adresave nga Rusia dhe Irani
Ministri i Punëve të Brendshme i RMV-së Oliver Spasovski, ka folur për temën e sulmeve hibride në vend, gjegjësisht, për alarmet e rrejshme për bomba nëpër shkolla.
Spasovski me këtë rast tha se IP-adresat e denoncuesve të bombave çojnë në Iran dhe Rusi.
“Kemi pasur sulm hibrid intensiv nga 19 tetori e deri më sot, ku janë përfshirë më shumë se 520 objekte me alarme të rrejshme. Gjëja më e rëndësishme është që Ministria dhe të gjitha shërbimet e sigurisë punonin me kapacitet të plotë. Ishte e nevojshme të veprohej sipas udhëzimeve që ishin në fuqi në atë kohë. Kemi krijuar një ekip ekspertësh nga të gjitha strukturat përkatëse, kemi shkëmbyer informacione dhe kemi kërkuar zgjidhje. Unë si ministër kam sjellë një udhëzim të veçantë për trajtimin e rasteve të tilla dhe me këtë udhëzim po punohet nga e premtja së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Kulturës”, tha Spasovski.
Ai gjithashtu theksoi se MPB aktivisht punon për zbulimin e autorëve dhe se sipas tij me këtë çështje po përballen edhe vene të tjera.