April 29, 2024
Shqipëri

SPAK kërkon arrestimin e Sali Berishës

Spak kërkon “arrest shtëpie” për ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën. Prokuroria e posaçme ka kërkuar autorizim për dhënien e lejes nga Kuvendi nga detyrim paraqitje në masë sigurie arrest shtëpie, pasi Berisha kishte refuzuar tre herë të paraqitej në Spak.

Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, çështje për të cilën është në masë sigurie arrest shtëpie edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh se është i gatshëm që ta votojë edhe sot heqjen e mbrojtjes dhe imunitetin e deputetëve, pas lajmit se Spak ka dërguar kërkesën në Kuvend.

“Çfarëdo vendim të parlamentit do ta respektoj pa asnjë diskutim. Unë, qëllimi im, i përsëritur këtu, unë ua kam thënë, pothuajse sa herë më keni pyetur, ka të bëjë me kushtetutshmërinë e shtetit. Unë nuk mund të bëhesha kurrë, njeriu që zbatoi një vendim antikushtetues,” deklaroi Sali Berisha.