May 5, 2024
Maqedoni

Sot Fitër Bajrami! Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në sheshin “Skënderbej”

Të gjithë myslimanët, në mbarë botën, festojnë sot Fitër Bajramin. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Pas faljes së mëngjesit, rituali vazhdon me prerjen e kurbanit duke vijuar me urimet. Besimtarët myslimanë në kryeqytet falën namazin para Sheshit Skëndërbej në orën 06:55, siç edhe është bërë zakonisht.