Sonte u fal teravia e fundit e këtij Ramazani, xhamitë ishin të vogla për të pranuar besimtarët
Sonte u fal namazi i fundit i teravive për këtë muaj të Ramazanit, kurse xhamitë ishin të vogla për të pranuar besimtarët anembanë vendit.
Shumë besimtarë u falën edhe në oborret dhe kopshtet e xhamive, që ishin përgatitur enkas për ta, shkruan Lideri.mk.
Namazi i teravisë, është namaz që falet gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Falet pas namazit të jacisë dhe para vitrit. I takon grupit të namazeve nafile, por dijetarët thonë se ky është synnet i fortë – muekede- si për meshkujt ashtu edhe për femrat.
Namazi i teravive është veçori e muajit të Ramazanit, është i madhëruar në shpirtat e muslimanëve, kurse shumë i vlerësuar nga Allahu i madhëruar.