Sonte Fronti n’Shesh, VLEN n’Gostivar
Po vjen fundi i fushatës presidenciale. Sonte, Fronti Europian do të mbajë tubimin kryesor në sheshin Maqedonia të Shkupit, ndërsa VLEN-i në Gostivar, shkruan Flaka
”Të nderuara media ju informojmë që nesër 21.04.2024 me fillim në ora 20:00 Koalicioni VLEN do të mbajë Tubim në Gostivar, konkretisht në Shesh afër Sahat Kullës”, njoftuan nga VLEN.
”Ju njoftojmë se sot (e diel, 21.04.2024) me fillim në ora 20:00, Fronti Europian do të mbajë Tubim Qendror në sheshin Maqedonia në Shkup”, njoftuan nga Fronti Europian. Flaka Media