May 9, 2024
Maqedoni

Snopçe: Ministrat e BDI-së bllokojnë punësimet në shkollat e Gostivarit (VIDEO)

Deputeti i Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Halil Snopçe, ka folur sot në seancën për pyetje deputetësh në lidhje me përgjigjen që Ministri i Financave, Fatmir Besimi e ka dhënë në pyetjen e deputetit Snopçe për punësimet e reja në Komunën e Gostivarit. Sipas Snopçes, në mënyrë politike dhe pa të drejtë, ministrat e BDI-së e pengojnë Komunën e Gostivarit, sidomos zhvillimin e arsimit, duke ia marrë kompetenencat dy herë radhazi e tani duke mos dhënë pëlqim për punësimet e reja, përcjell in7.

“Normalisht që nuk jam i kënaqur me përgjigjen. Përgjigja kishte të bëjë me atë që pas kërkesës së Ministrisë së Arsimit, komunës së Gostivarit, komuna e Gostivarit, i ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm dhe MASH tre herë ka dorëzuar kërkesë te Ministria e Financave për punësimet e vjetra duke u bazuar në pensionim, ndërsa ministria e Financave e ka bllokuar rastin. Pra, nuk ka dhënë përgjigje ose ka kërkuar dokumentacion plotësuar. Që hipokrizia të jetë më e madhe, kur ka kërkuar dokumentacion plotësues nga MASH thonë që dokumentet e njëjta dorëzoni sepse nuk ka lëshime, gjithçka është në rregull, e nga atje Ministria e financave thotë dorëzoni dokumentacion plotësues. Komuna e Gostivarit përsëri çon dokumente të njëjta, pa i ndryshuar, sepse Ministria e Financave thotë se ska nevojë për ndryshim, paramendoni çfarë hipokrizie. Pra, normalisht, pse ndodh kjo? Ndodh absolutisht për shkaqe politike. Dikush për arsye politike e bllokon këtë pa dhënë asnjë lloj arsyetimi pse nuk ka përgjigje pozitive. Pra këto anë për financime të vjetra, ministria e arsimit me urgjencë e dërgon këtë kërkesë. Pra, një mos koordinim total, MASH mendon ndryshe, ministria e financave mendon ndryshe, ndërsa Komuna e Gostivarit ka punë me Ministrinë e Arsimit sepse këto punësime bëhen për çështje të arsimit. Pra kjo dëshmon se vazhdohet me bllokadën totale të Komunës së Gostivarit, duke filluar nga Qeveria e kaluar dhe kryesisht bllokadat janë nga ministritë që udhëhiqen nga ministrat e BDI-së. Mos harrojmë edhe në lidhje e marrjen e ingerencave të arsimit, dy herë ndodhi, Komuna e Gostivarit është komuna e vetme që i janë marrë kompetencat e arsimit”, deklaroi Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët./in7.tv/