July 4, 2024
Maqedoni

Snopçe: Anëtarët e partisë duan që përsëri Sela të jetë lider i ASH-së

Më 13 mars përfundoi dhe dorëzimi i kandidaturave për kryetar të ardhshëm të Aleancës për Shqiptarët, i cili do të zgjedhet në kongresin e dytë më 27 mars.

Për këtë njoftoi sot deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, i cili konfirmoi se në komisionin përkatës të partisë, ka arritur vetëm një propopzim për kryetar partie, e ai është i kryetarit aktual, Ziadin Selës.

Snopçe bëri të ditur se ASH ka 1600 anëtarë e ato në parti kanë dorëzuar vetëm një kandidaturë për lider të ardhshëm të ASH-së. Afati ka qenë dy javë para mbajtjes së kongresit gjegjësisht deri më 13 mars.

Propozimi për lider të ASH-së ka qenë në harmonizim me të gjitha degët e partisë në të gjithë vendin.