Snajperistët e FSK-së përgatiten për çdo situatë
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se ka përfunduar kursi bazë për snajper për ushtarët e FSK-së.
FSK në një postim në Facebook shkruan se kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibër të ndryshëm të qitjeve.
“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses ‘Kursi Bazë për Snajper’ dhe u certifikuan snajperistë, kuadro të cilat do ju shtohen njësive të FSK-së. Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibër të ndryshëm të qitjeve”, thuhet në njoftim.
Zëvendëskomandanti i KDS-së, kolonel Ilir Shyti ka thënë se profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për qitës në distanca të largëta.