May 24, 2024
Shqipëri

Skënder Gjinushi zgjidhet përsëri në krye të Akademisë së Shkencave në Shqipëri

Akademiku Skënder Gjinushi është rizgjedhur për një mandat tjetër në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Pas numërimit të votave, Skënder Gjinushi kishte marrë 51 të preferencave nga 54 anëtarë që morën pjesë në një proces ku nuk kishte kandidatë të tjerë, kjo për shkak të tërheqjes së Artan Fugës.

Procesi i votimit është shoqëruar me disa kundërshti, pasi mediat nuk janë lejuar që të marrin pjesë.