Maqedoni

“Skandal”, Ende pa filluar, Grubi e quan premtim të realizuar ujësjellësin në Koliçan!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka habitur sot banorët e fshatit Koliçan i Poshtëm në komunën e Studeniçanit.

Edhe pse ndërtimi j ujësjellësit tek ka filluar, Grubi e ka quajtur projekt të realizuar, me çka ka lënë përshtypje negative te banorët e fshatit.

Me paraqitje të këtilla Grubi mund ta dëmtojë jo vetëm imazhin e vetë, por edhe imazhin e përfaqësuesve të BDI-së në pergjithësi edhe atë tani në prag të zgjedhjeve lokale. Për këtë arsye, doshta është mirë që kandidatët e këtij subjekti të mbajnë distancë maksimale nga Grubi, sepse mund të dëmtohen para elektoratit, shkruan Zhurnal.mk.

Ndeyshe fillimi i këtij projekti infrastukturor u bë i mundshëm përmes ridestinimit të mjeteve të programit TAV nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe rebalancin e buxhetit të vitit 2021.

Kurse sipas hesapit të Grubit, me këtë projekt të sapofillluar i jepet fund një problemi për qytetarët e Koliçanit të Poshtëm. “Më paraqet një kënaqësi jashtëzakonisht të veçantë që kemi arritur që nëpërmjet projekteve të TAV-it, ridestinimit të mjeteve për aeroportin Kargo në Shtip, në drejtim të realizimit të projekteve nëpër komunat tona të ndajmë 25 milionë denarë për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit sekondar këtu në fshat dhe nëpërmjet të amandamentit në buxhetin e shtetit të ndajmë edhe 9 milionë denarë shtesë për ndërtimin e rrjetit primar me çrast zgjidhim edhe një problem shumë të gjatë, të stërzgjatur padrejtësisht për fshatin Koliçan me furnizimin e ujit.

Jam poashtu me deputetët të cilët kanë mundësuar amandamentimin e buxhetit bashkë me përfaqësues të Qeverisë, zëvendësministra, drejtorë dhe të gjithë bashkarisht po japim kontribut në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës këtu.” – deklaroi Grubi.