“Situatë e rrezikshme”, Borrell deklarohet pas takimit me Kurtin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit që ka mbajtur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përgjatë vizitës së këtij të fundit në Bratisllavë të Sllovakisë.

Borrell, nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se situata aktuale në veri është e rrezikshme dhe paqëndrueshme, shkruan Gazeta Insajderi.

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratisllavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se në takim me Kurtin është shprehur nevoja për de-përashkëllzim urgjent dhe rikthim të punës në zbatimin e Marrëveshjes Bazë, të arritur në Ohër. /Insajderi.org/