Sindikata e Policisë së Kosovës: E dënojmë ashpër rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë
Për rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë në veri të vendit nga policia serbe ka reaguar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se sindikata është e shqetësuar dhe dënon ashpër rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.
“Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policor, sepse është shkelje e çdo marrëveshje, si dhe kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare sepse zyrtarët policor kanë qenë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur integritetin e vendit”.
“Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë që mos ju ndodh asgjë e keqe, kurse kërkojmë nga të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit zyrtar policor të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Policinë e Kosovës”, thuhet në reagim.