Simovski: Popullsia rezidente është kategoria e vetme e vlefshme
“Kategoria e vetme e vlefshme është popullsia rezidente dhe kjo është në përputhje me të gjitha standardet e OKB-së që vlejnë për të gjitha vendet e botës dhe është pranuar nga Eurostat-i”.
Kështu thotë drejtori i Entit shtetëror për statistika, Apostol Simovski, në lidhje me atë se cilat të dhëna duhet të përdoren nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në harmonizimin e të dhënave për mjetin “Balancuesi”.
“Ne si shtet vendosëm të numërojmë kategorinë e popullsisë jorezidente sepse kemi problem me emigracionin dhe ato të dhëna duhet të përdoren për të krijuar politika për uljen e emigrimit dhe mundësisht kthimin e njerëzve, por ata nuk mund të jenë pjesë e asnjë kategorie tjetër të popullsisë, tha Simovski.
Në pyetjen nëse MSHIA ka kontaktuar me ta në lidhje me të dhënat nga Regjistrimi, Simovski tha se javën e kaluar janë kontaktuar dhe se i kanë dhënë përgjigje.
“MSHIA na kontaktoi me telefon javën e kaluar dhe u thamë se e vetmja kategori që duhet të shikojnë është popullata rezidente”, sqaroi Simovski.
Në lidhje me atë se a janë pyetur se si të shfrytëzohen të dhënat për qytetarët të cilët janë regjistruar përmes regjistrave, Simovski tha se edhe për këtë u është dhënë një përgjigje e qartë.
Simovski po ashtu ka sqaruar se sipas Kushtetutës qytetarët kanë të drejtë të mos përgjigjen për përkatësinë e tyre etnike.