Siljanovska uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit: Festat të sjellin lumturi, gëzim, dashuri, harmoni dhe paqe
Urime nga presidentja Siljanovska Davkova me rastin e festës myslimane Kurban Bajram
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit, i dërgoi një mesazh urimi kreut të Bashkësisë Fetare Islame, reis-ul-ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu dhe të gjithë qytetarëve të fesë islame.
I nderuari Reis-ul-Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu,
Më lejoni mua personalisht dhe anëtarëve të Rijasetit, myftinjve, imamëve dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut t’ju dërgoj urime të përzemërta me rastin e festës së madhe myslimane – Kurban Bajramit.
Uroj nga zemra që festat të sjellin lumturi, gëzim, dashuri, harmoni dhe paqe.
Kurban Bajrami thekson bamirësinë dhe solidaritetin, duke na frymëzuar për vepra humane dhe mbështetje për të gjithë ata që kanë nevojë.
Të japim dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbështesim njëri-tjetrin, së bashku në të mirat dhe të këqijat, pa dallim feje, etnie, gjinie apo çfarëdo përkatësie dhe të punojmë për prosperitetin e atdheut tonë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
Gëzuar Kurban Bajramin.
Gordana Siljanovska Davkova