Siljanovska: “Stop” keqpëdorimit të institucioneve
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president, Gordana Siljanovska, në kuadër të fushatës, u fokusua te keqpërdorimi i institucioneve nga ana e politikanëve. Ajo para banorëve të Dellçevës, tha se duhet që politika të deprivatizohet dhe depersonalizohet nga karaktere që vetëm e shfrytëzojnë atë.
“Nuk mund t’i shfrytëzoni institucionet për qëllime politike. Nuk mund të xhironi video nëpër institucione, nuk mund që në institucione të festoni ditëlindje, nuk guxoni t’I familjarizoni institucionet. Jo, ato janë të huzuara, janë institucione të qytetarëve, prandaj duhet t’I japim fund feudalizimit të tmerrshëm”, tha Gordana Siljanovska, Kandidate për Presidente të vendit.