May 6, 2024
Maqedoni

Mickoski: Premtimet për BE-në janë fjalë boshe

VMRO-DPMNE-ja nga tubimi qendror i mbajtur në Berovë kërkoi mbështetjen masive në zgjedhjet e 8 majit, për siç thonë ata të pastrojmë rrugën drejtë BE-së. Hristijan Mickoski akuzoi pushtetin se po gënjen qytetarët për anëtarësim në BE dhe se sipas tij, këto gënjeshtra më nuk i beson askush.

“Çfarë BE-je dhe çfarë gjepura. Askush i gjallë nuk ju beson se ju mund të na çoni ne BE. Në BE nuk pranojnë kriminel si binjakët tuaj nga BDI-ja. Të atillë mund t’i pranojnë vetëm në burg. Në BE nuk pranojnë njerëz të cilët marrin provizione prej 50 milion eurove nga tenderët”, tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.( Alsat-M)