Siljanovska në Berlin, merr pjesë në konferencën për rindërtimin e Ukrainës
Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot dhe nesër në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës.
Në konferencën e organizuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pritet të marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të biznesit dhe shoqërisë civile. Në këtë manifestim është paraparë të mbajë fjalimin edhe presidentja Siljanovska-Davkova.
Konferenca është vazhdim i ngjarjeve vjetore të nivelit të lartë kushtuar rimëkëmbjes së shpejtë dhe rindërtimit afatgjatë të Ukrainës