October 9, 2024
Maqedoni

Siljanovska Davkova: Njerëzit janë lodhur duke pritur që të jenë pjesë e BE-së

Kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova nga Procesi Brdo – Brioni në Tivat të Malit të Zi, foli për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Njerëzit janë lodhur duke pritur anëtarësimin e vendeve të tyre në Bashkimin Evropian. Procesi i Brdo Brionit duhet të na ndihmojë të ndryshojmë këtë sallë pritjeje të quajtur Ballkani Perëndimor duke integruar shtetet, jo duke migruar qytetarët. Procesi do të përmbushë qëllimin e tij kur shteti i fundit i mbërthyer në këtë rajon gjeopolitik të bëhet anëtar i plotë i Unionit dhe kur të dorëzojmë “zhargonin” e Ballkanit Perëndimor në histori, jo më vonë se 2030. Ne presim që fqinjët tanë të respektojnë marrëveshjet, pa e keqpërdorur të drejtën e vetos”, tha Siljanovska-Davkova.