Siljanovska Davkova mblodhi mbi 15,000 nënshkrime për vetëm katër orë
VMRO DPMNE njoftoi se për vetëm katër orë, në periudhën nga ora tetë e mëngjesit deri në mesditë, kandidatja për presidente të Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova, grumbulloi mbi 15.000 nënshkrime.
Siljanovska Davkova dje zyrtarisht u zgjodh kandidate për kryetare të VMRO-DPMNE-së, pasi në Konventën e partisë më të madhe opozitare mori 444 vota të delegatëve.