Sigurimi i Ministrit Shaqiri pengon gazetarët të futen në klasa për të incizuar procesin mësimor
Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri dhe Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu erdhën në Shkollën fillore “Kongresi Manastirit” për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë.
Por sigurimi i ministrit të Arsimit po bënte ligjin në shkollë, duke penguar ekipin e TV21 që të xhiroj nëpër klasa se si vijon procesi mësimor.
“Po leje pse bën ashtu, nuk e di.. Kush jeni ju që të më ndaloni? Nuk të ndal unë ty, nuk është nevoja… Por kush jeni më tregoni, kush jeni ju? Pse sillesh në këtë mënyrë? Po kush jeni ju që të më ndalni të xhiroj? Nuk të ndal ty se s’jam askush të të ndal ty.. “
Drejtori i shkollës dhe Kryetari i komunës thanë që në klasa mund të shkojmë, por pa kamera, në mënyrë që të ruhet privatësia e nxënësve.
“Do të vini kur të doni, por jo me kamera”
Por kur duhet të xhirohet ndonjë promovim, nuk është problem të xhirosh nëpër klasa se si vijon procesi arsimor.
Para një viti vallë ku ishte privatësia e nxënësve!? Atëherë kur u promovuan paravanët mbrojtës nga Kovid-19, mediat nuk u penguan që të xhirohet nëpër klasa.
Ndryshe as ministri i Arsimit nuk e kishte problem që në kohë fushate të nxjerrë fëmijët e një shkolle në profilin e tij në rrjetet sociale.