Kolumna

Si u prit lajmi për vdekjen e dr. Ibrahim Rugovës në Shkup

Shkruan: Merita Abazi

KUJTIME NËPËR PERIUDHA TË NDRYSHME

IBRAHIM RUGOVA

Në godinën e vogël të Nerezit, që ishte një pjesë e paraleleve të gjimnazit ‘Zef Lush Marku” Shkup, shkoja edhe unë. Atje ligjëroja pesë klasave të para me indeksin, 1,2,3,4,5 “Gjuhë dhe letërsi shqipe”, me orar të caktuar. Ishim në ndërime të kundërta me gjimnazin në Karposh
Atje s’kishte vend për të gjithë nxënësit shqiptarë, dhe pas shumë përpjekjeve të drejtorëve, më në fund edhe ai objekt në Nerez ishte i joni. Kështu nxënësit tonë vitin e parë dhe të dytë e mbaronin në Nerez, ndërsa vitin e tretë dhe të katërt në ndërtesën që gjendej në Karposh dhe njëkohësisht punonim me “Nikolla Karevin” në ndërime të ndryshme. Assesi nuk na dhanë ndërtesën neve, edhepsebishte e jona. . Në gjithë kryeqytetin , i vetmi gjimnaz, atëherë, me aq shumë paralele shqipe, ishim të detyruar të shkojmë gjysma e kolektivit në Nerez , dhe gjysma tjetër në Karposh.
Ndodhte që një koleg të shkojë në të dy shkollat( ajo e Nerezit ishte një ndërtesë e vogël jo me kushte shumë.. ligjeronim në podrum…s’kishte vend).) ndërtesat në rastë se mungonte ose për ndonjë arsye nuk ishte kolegu. Mungesat ishin të rralla. Kishte diciplinë. Pakë mungesa kishim, por nxënësit mësonin. Mbaj mend njëherë kur derisa hyja në banjo, më zuri një maramendje aq e fortë sa që më përplasi në skajin e kadës , ku rashë pa ndjenja. Pas një kohe kur u përmenda ndjeva një dhembje shumë të madhe në brinjët. Duke u zvarritur erdha te telefoni fiks dhe e thira Ymerin . Ai ishte në punë. Arriti menjëherë dhe…mos të vazhdoj më gjatë, nuk kisha ndonjë thyerje por një hematom të madh që më mbajti në shtrat dy javë. Kur u ndjeva se mund të çohem, menjëherë shkova në shkollë, përkundër udhëzimeve të mjekëve që më thonin të qëndroj një muaj. Kolegët/ et, më pritën me buzëqeshje dhe unë u nisa në orë. Kur e hapa derën e klasës, u habita në atë që e pashë. Nxënësit ishin çuar në këmbë krejt, dhe pa bërë dy hapa , nisën të duartrokasin . Unë i shikoja me admirim. Ishte një shikim i dyanshëm. Ata nuk ndaleshin së duartrokituri. Pastaj sikur me urdhër u ndalën.
– Mirë erdhët, e dashura profesoresha jonë. Ju kemi pritë me padurim. E kaluar qoftë.
Unë mbeta për një moment pa tekst. M’u mbushën sytë me lot
Pasi u gëlltita disa herë, fola:
– Të dashur nxënës falemderi. Po a më zëvendësoi ndonjë koleg?
– Jo profesoreshë. Prandaj jemi shumë të gëzuar kur ju pamë Mezi se ju pritnim.
U ula në katedër dhe shikova mësimin e fundit që e kishim marrë. Bëra një përsëritje.Isha e kënaqur, nxënësit nuk kishin harruar asgjë.unë nuk kam munguar për këto dyzet vite shumë, mund të them ndoshta 14 -18 herë. Kur për raste shëndetësore mungoja më shumë se një javë, ndodhte të vinë në vizitë dhe të më tregojnë se me padurim më presin, dhe përgerë më pritnin më duartrokitje.
Tani dua të tregoj një ngjarje tjetër. . Ishte muaji janar dhe pas pushimeve dimërore bëja përgatitjen e materialit për vazhdimin e materialit në gjysmëvjetorin e dytë., Kur në radio dëgjova:
-Doktor Ibrahim Rugova, ndërroi jetë ..
Thashë se m’u ndal zemra. Aq shumë i ndjekja me gjithë Ymerin zhvillimet në Kosovë dhe shkrimet e gazetarëve…Kur nisën të largohen dalë ngadalë populi nga trojet e veta prej represionit sërb, prej Millosheviqit…aq shumë e nderoja Ibrahim Rugovën si njeri që donte me paqë ta vendosë zgjidhjen e statusit të Kosovës…udhetimet e tij, takimet me gjithë ato pushtetarë të mëdhenj të Evropës dhe të tjerë…
Ai para syve të mi ishte një Gandi shqiptar që ecte nëpër botë e tregonte se populli i tij ishte me një kulturë të lashtë ilire, se ishte paqëdashës, se nuk donin asgjë tjetër përveç qetësisë në vend me një fjalë lirisë. LDK- në që e formoi, ishte një lider i cili frymonte për popullin. Ai donte një demokraci në Kosovë, ai e donte popullin e vet. Mbaj mend një gazetare e huaj , e veshur si një grua e thjeshtë shqiptare, me pallto e shami , hyn në shtëpinë e rrethuar me policë sërbë të Rugovës. I mashtroi sërbet dhe ia morri intervistën. E lexoja dhe qaja. Nuk e di pse por ndjeja shumë dhembje për mundimet e popullit tim…ooo sa herë qaja edhe në raportet e korespodentit shkrimtarit,Jusuf Buxhovit në radiot prej Gjermanisë, që i dëgjonim me padurim.
Atë ditë kur kuptova se Ibrahim Rugova nuk ishte më, shkova në shkollë ashtu me një grusht ndjenjash në zemër. Kur hyra në klasë, u përshëndeta dhe jo si zakonisht që e nisja orën. Pasi e shënova orën: Ushtrim me shkrim: “Dashuria që na nxente, një yll ra, por drita nuk u shua”- orë kushtuar liderit të madh të popullit, Ibrahim Rugovës”
U çova.
– Të dashur nxënës. Lotët më rridhnin faqeve. Tani do të bëjmë një nder një njeriu shumë të madh, me një minut heshtje. Nëpër gulçe, fola: Doktor Ibrahim Rugova sot ndërroi jetë. Ai ishte një luftëtar i lirisë së kombit. Ai e donte popullin tonë, prandaj nuk frikej prej asgjëje. Ai..
Fola duke qarë, flisja e s’mund t’i ndalja lotët..
Nxënës, thashë pas nja 20 min: ju lus ta shënoni këtë temë . Sa do të mundeni këtu. Pjesën tjetër në shtëpi. Orën e ardhëshme do t’ju dëgjoj dhe do t’ju vë një notë të mirë.
Kështu në të tri klasat.( Atë ditë i kisha tri orët e para).
Nxënësit ishin habitë. Unë barabar me ato punova një ushtrim me shkrim.për vete. O sa punime i kam humbë …
Unë e mendoja Ibrahim Rugovën si përfaqësuesin e paqes shqiptare.Vdekja e tij më pikëlloi shumë. Nuk qaja për atë si një njeri. Të gjithë një ditë do të vdesim. Qaja e derdhja lotë për idealin. Mendoja: Vallë a do të shuhet,? A ka dikush ta vazhdojë rrugën e tij? Ooo…Mendoja aq me hidhërim…por Ymeri ishte qetësuesi im
Atë ditë në Shkup kishte dalë fjala: profesoresha Merita në orë kishte qarë për Ibrahim Rugovën….
Dhe vërtetë. Kosova u bë. Populli im u njoh, pati ndihmë të madhe nga populli amerikan me Bill Klintonin dhe Blerin e Anglisë… trimëreshën amerikane Madlen Olldbrajd… Kosova u bë e pavarur…dhe zemra ime e përgjysmuar fitoi tërësinë e vet.
Ibrahim Rugova, ishte nismëtar i një lufte gandijane…u bë e mbeti shembull për ne që e dinim( për mua edhe si kritik i përsosur letrar).