May 3, 2024
Kulturë

Si kallamoçi (misri) i vitit 2001 te “Livadhi”

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Në këtë rrëfim L. Arnori do të rrëfejë një gjë që nuk e kishte larguar nga mendja që nga viti 2001. Në vazhdim ai do të rrëfej se tek ara
që e quajmë“ Livadhi” edhe pse unë dhe prindi im nuk e mbajmë mend që kjo arë që është përballë “ Përroit të Madh” ka qenë livadh. Zakonisht e mbjellnim duhan, kallamoç e grur. Por, edhe pse e mbjellnim me këto bereqete thonim dhe themi edhe sot te
“Livadhi”.

Ky emër është trashëguar nga të parët tanë që dikur kjo arë dhe shumë ara tjera të fshatarëve tanë kishin qenë livadhe dhe mu për këtë edhe sot emri i kësaj are mban këtë emër. Në stinën e pranverës së hershme të vitit 2001në shpejtësi e mbollëm këtë arë me kallamoç dhe pasul. E mbollëm shpejt, sepse dinim se më vonë nuk do mund të e mbjellinim sepse që nga Tanusha vinte erë baroti edhe në fshatin tim dhe fshatrat tjerë të komunës së Likovës.

Në vazhdim L. Arnor Orizarja rrëfen se shumë shpejt kjo erë baroti do të zbres në fshatrat tona fushore, pra edhe në fshatin tim. Sipas rrëfimit të l. Arnorit ashtu edhe ndodhi, nga Tanusha dhe fshatrat tjerë të malsisë së Karadakut tymi i barotit erdhi te ne.

Tani më kishte filluar lufta e vitit 2001 . Betejat e luftës tani vazhdonin edhe në vendlindjen Orizare dhe pika kryesore ku unë isha i pozicionuar gati tërë kohës sa zgjati lufta ishte mu te “ Livadhi”. Ishte aty nja dy- tri ara më sipër.

Në të shumtën e rasteve kaloja përroin dhe shkoja për të e shikuar kallamoçin a ka bi. Sa mirë kishte bi kallamoçi, por edhe pasuli, por e kishte mbuluar bari, sepse kishte mbetur pa punuar.

Në vazhdim ish ushtari i UÇK-së L. Arnori rrëfen se pas përfundimit të luftës që mori shumë djersë, gjak dhe jetë të ushtarëve të UÇK-së duhej që udhëheqësit e politikës të angazhoheshin që këtë luftë për barazi e liri të e implementojnë në tavolinë, por për fat të keq më duket se nuk u realiza amaneti i dëshmorëve dhe dëshira jonë, sepse një pjesë e marrveshjes nuk u realizua, sepse nuk u punua për tu realizuar.

Në përmbyllje të rrëfimit të L. Arnorit – Orizarja rrëfen se një gjë e këtillë i ngjanë kallamoçit dhe pasulit tonë që e kishim mbjellur te ara jonë, aty te “Livadhi” që kishte bi mirë, por e kishte mbuluar bari.