“Shvercerat”: Drejtuesit e klubit të sqarohen për ndalesën në Kumanovë, do të ketë pasoja!
Shkupi dhe Bregallnica sot u përballen në Kumanovë për xhiron e 11-të në elitën e futbollit vendor, në të cilën bardhekaltërit triumfuan me rezultat 1:0.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin e Bashkimit për shkak se fusha në Çair është, duke u riparuar.
Takimi në Kumankvë u vendos që disa orë para fillimit të ndeshjes, të luhet me dyer të mbyllura. Nga ky vendim kanë ngelur të pakënaqur dhe të revoltuar tifozët “Shvercerat” të cilët ishin të organizuar për këtë ndeshje.
Tifo grupi i Shkupit ka dalur me një reagim zyrtar, ku ka kërkuar nga drejtuesit e klubit sqarim për ndalesën.
REAGIMI I “SHVERCERAVE”:
Përsëri na ndalohet udhëtimi!
Sot, të organizuar u nisëm drejt Kumanovës për ta përkrahur klubin tonë, por u ndaluam rrugës. Thuhet që klubi ka vendosur që ndeshja të luhet me dyer të mbyllura, por urojmë të mos jetë e vërtetë. Në të kundërtën, do të ketë pasoja. Klubi është i joni, gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë do të jetë. Drejtuesit e klubit duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sqarohen për ndalesën në detaje.
Në të gjithë globin, futbolli lulëzon nga prania e tifozëve në stadiume. Është kjo dinamikë që e bën futbollin të bukur dhe me plot emocione, kurse tek ne është e kundërta.
Futbolli, në formën e tij më të pastër, është një sport që luhet për tifozët.