(Foto Internet)
Është djegur grurë në Nagoriçan të Vjetër, në Kumanovë një automobil dhe një stacion autobusi, informoi sot Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Kumanovë.
Zjarrfikësit nga Nagoriçani i Vjetër shuanin zjarr në atarin e fshatit Nagoriçan i Ri, ku dje është djegur një sipërfaqe me grurë.
“Kanë intervenuar nga ora 10:40 deri në orën 11:30 në fshatin Nagoriçan i Ri në lagjet Poganc me një automjet dhe tre zjarrfikës. Me zjarrin janë përfshirë sipërfaqe me grurë prej rreth 2,5 dekarë”, deklaroi komandanti i NJTZ Nagoriçan i Vjetër, Dalibor Trajkovski.
Zjarrfikësit e Kumanovës shuanin zjarret pas mesnate dy zjarre në automobil dhe stacion autobusi. Sipas informacioneve të QRMK – Kumanovë një stacion është djegur në rrugën “11 Tetori” 45 minuta pas mesnate. Zjarrfikësit e shuajtën me një automjet zjarrfikës.
“Intervenimi i dytë është në një automjet të djegur në rrugën Bajram Shabani”. Është intervenuar edhe nga ora 1:25 deri në orën 1:45 me një automjet zjarrfikës dhe katër zjarrfikës”, informuan nga QRMK – Kumanovë.