September 28, 2024
Kolumna

Shumë njerëz më shumë e duan liderin e partisë se prindët e tyre

Shkruan: Ejup Berisha

Sot jo vetëm te ne por edhe në rajon e më gjërë në botë është shumë aktuale apo do të thoja se në modë është të jeshë Kryetar-lider Partie politike. Çka është lideri?

Ky është njeriu i parë apo idhëheqësi i subjektit politik që njihet si Parti politike. Të tillë sot ka shumë pasiqë jetojmë në sistemin politik shumë partiak. Në këtë kohë gati të gjithë antarët e partive politike por edhe shumica e qytetarëve duan të bëhen liderë partishë për shkak të mundësive të pakufizuara si dhe përfitimeve të shumta e të majme të cilat i mundëson pozicioni më i lartë apo dhe funkcioni i Liderit. Kur janë të tillë apo lider njerëzit janë gjithkushi edhe nëse nuk janë mu për mashallah por me faktin që ata janë të parët e Partive atyre u zhduken të gjitha të metat dhe dobësitë në sytë e shumicës së qytetarëve. Individët po u bënë lider Partishë pastaj të gjithë për ta thonë se janë më të miët, më të zgjuarit intelektualisht dhe më të zotë jo vetëm për punë por edhe për gjithcka tjetër.

Pra edhe nëse disa janë totalisht të paditur dhe të pa-aftë me faktin që ata janë në timonin e Partisë të gjithë për ta i thonë jo vetëmse fjalët më të mira e më të përzgjedhura por edhe i shprehin vlersimet më të larta dhe më pozitivet në adresë të liderëve. Kur je i tillë apo lider partie shumë leht mund të bëhesh gjithcka në jetë bile mund të llogaritesh edhe si baba i shumë njerëzve jo në parti por edhe në shtet. Sot, njerëzit çuditërisht më tepër vemendje, kujdes dhe dashuri u kushtojnë Liderëve të Partive sesa prindërve të tyre biologjik që i kanë lindur dhe i kanë rritur me plot mund, vështërsi dhe sakrifica.
Lider dhe gjithcka është e mundur në këtë kohë të ashtuquajtur bashkëkohore. Porosi-Nëse disa individ vërtet bëhen të parët e Partive pasiqë të gjithë nuk mund të bëhen të tillë atëher ata o le të jenë me të vërtetë më të mirët, më cilësorët dhe më shembullorët për shumcka e gjithcka o të njëjtët le të mos bëhen fare lider.