“Shumë i gzushëm jam, shyqyr që e mrrina kët ditë”, flet haxhi Halimi, babai i Feta Alimit (Video)
“Shumë i gzushëm jam, shyqyr që e mrrina kët ditë”, flet haxhi Halimi, babai i Feta Alimit nga Orizarja
Haxhi Halimi nga Orizarja e komunës së Likovës, babai i Feta Alimit, ka deklaruar për Open-TV se kurrë s’ka qenë më i gëzuar në jetë se s sot që po e pret djalin e tij të liruar nga burgu i Idrizovës në Shkup.
Në videon e mëposhtme ndiqeni deklaratën emocionuese të tij.
LINKU:https://www.facebook.com/reel/583039987145373
Ndryshe, Feta Alimi, ish pjesëtari i sigurimit në Kuvendin e RMV-së, njëherësh njeriu që i shpëtoi jetën ish-liderit të ASH-së Ziadin Sela më 27 prill në Kuvend.
Atij i janë hequr 7 muajtë e fundit. Feta Alimit njëherë i janë falur tetë muaj burg nga presidenti Stevo Pendarovski.
Ndryshe, ai ishte i dënuar më 7 vite burg, masë të cilën e vuante nga muaji mars i vitit 2019. (Open-TV)