Maqedoni

Shtyhet për më 29 maj , procesi gjyqësor për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Në Gjykatën Themelore në Tetovë është shtyrë për më 29 maj gjykimi dhe fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe të mbrojtjes së të akuzuarve lidhur me zjarrin në spitalin modular që ndodhi në shtator të vitit 2021, kur humbën jetën 14 persona informon Tetovasot.
Kjo është tentativa e dytë për të pasur fjalë përfundimtare pasi seanca e 25 prillit u shty për sot për shkak të mungesës së njërit prej të pandehurve, atëherë drejtorit Florim Besimi.Avokati i tij i cili ishte i pranishëm në seancën dy javëve më parë sqaroi se Besimi nuk ka mundur të të marrë pjesë për arsye shëndetësore përcjellë Tetovasot .

Procedura e provave në procesin gjyqësor përfundoi me dëshmitarët e fundit që u dëgjuan më 6 prill.

Ish-drejtorët, Florin Besimi dhe Artan Etemi, akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Spitali klinik si person juridik akuzohet për dy vepra, së pari për “shkaktim rreziku publik” dhe “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Në fillim të gjykimit ata theksuan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë. Gjyqi filloi në dhjetor 2022.Ts