Shtrenjtohet çmimi i benzinës, lirohet ai i dizelit
Komisioni Rregullator për Energjetikët (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet ulja gjegjësisht rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,15 % në raport me vendimin e datës 25.10.2021.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 0,50 denarë/litër në raport me çmimet e shitjes me pakicë.
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 0,242 denarë/kg dhe tani do të jetë 42,135 den/kg.
Nga data 2.11.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 79,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 68,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,135 (denarë/kilogram)