Shtetësinë e ndërtojnë të ndërgjegjshmit dhe patriotët e devotshëm, e jo matrapazët dhe injorantët
Fadil Maloku
1. Papërgjegjësia e institucioneve, individve, subjekteve, po edhe ajo e publikut duket se është në rritje e sipër! Ky trend i këtillë negativ, është e nënkuptueshme që prodhon situata e tendenca të atilla që e frenojnë si zhvillimin ashtu edhe emancipimin e vendit. Edhe kjo që po ndodhë në seansat parlamentare e dëshmon jo vetëm papërgjegjësinë por edhe injorancën kulminante të deputeteve, te cilet me të marr voten e qytetareve iu rikthyen interesave (eksklusive) individuale, klanore e partiake.
2. Poashtu, në këto rrethana çka është edhe më e çuditshme, kemi akumulim indeference dhe konformizmi tē theksuar të shoqerise civile! Ajo ne vendet me hov demokratik loz zakonisht rolin e një karikuesi apo “syri” të tretë social…Pra, teza ime se akoma s’jemi as shtet (ku pergjegjesia maksimalizohet përmes bartësve të institucioneve), as demokratik (që nënkupton një hierarki vartësie e përgjegjësie me aplikativitet masiv), po duket se po deshmohet gjithenje e me shumë me gjithë ketë papargjegjesi individuale dhe politike…
3. S’këndejmi, mendoj se na duhet një rilindje e përgjithshme; sociale, politike, e sidomos sosh ekonomike…Pra, një këndellje dhe një lloj katarsisi ku demokracia jonë e keqkuptuar do vëhet në binarë të shpresës, e jo frikës nga bankroti! Kētë mision mund ta bëjnē vetëm gjeneratat e reja që i kanë të gravuara si ndërgjegjen patriotike kombëtare, ashtu edhe përgjegjësinë profesionale dhe llogaridhenien publike…