May 1, 2024
Kolumna

Çdo shqiptar të derdhë 3 për qind të rrogës në konton e Ushtrisë së Kosovës!

Shkruan: Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi

POPULL SHQIPTAR:
Në vitet e shpërbërjes së Jugosllavisë, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, u ngritën institucione paralele, të cilat financoheshin përmes donacioneve – 3 %.
Atëbotë, Kosova nuk u gjunjëzua nga sundimi gjakatar i Millosheviqit!
Sot, Republika e Kosovës nën udhëheqjen e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ka nevojë për forcë ushtarake më të madhe se Serbia!
Kjo mund të arrihet në qoftë se obligohet çdo shqiptar i punësuar (në vend dhe në diasporë) të derdhë në kontën e përbashkët 3 % nga të ardhurat mujore për FORCAT E ARMATOSURA TË Kosovës.
Investimi në forcën tonë ushtarake është JETIK, për shkak se Serbia ka investuar për afro 200 vjet në kauzën e saj për Serbinë e Madhe, duke i indoktrinuar shumë breza përmes sistemit të arsimimit dhe fesë ortodokse. Andaj, Serbia nuk do të heqë dorë lehtësisht nga ëndrrat e saj!