Shtetësia, Kovaçevski: ASK-ja duhet t’i përshpejtojë procedurat
Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjykon Agjencinë e Sigurisë Kombëtare për punë jo produktive në procedimin e kërkesave për shtetësi. Kovaçevski thotë se do të takojë kreun e ASK-së, Viktor Dimovski për t’i kërkuar përshpejtimin e procedurave.
“Do ta njoftoj drejtorin e ASK-së për kërkesën që keni që të përshpejtojmë procesin. Qytetarët duhet sa më shpejtë që mundet të furnizohen me ato shërbime, përkatësisht shtetësi. Nëse flasim për rritjen e produktivitetit në sektorin privat, atëherë duhet të flasim edhe për rritjen e produktivitetit tek sektori publik”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.
I pari i Qeverisë thotë se puna e ASK-së është ngarkuar si pasojë e kërkesave të shumta për shtetësi që ky institucion i ka trashëguar nga ish DSK-ja. Edhe Kovaçevski si krerët e ASK-së thotë se standardet e NATO-s zvarrisin procesin e furnizimit të qytetarëve me shtetësi.
“Vetë verifikimet tani janë më thelbësore sepse neve jemi anëtare e plotfuqishme ne NATO-s dhe për këtë arsye procedurat janë më të gjata përfshinë kritere më të ndjeshme se ato që ishin paraprakisht”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.
Me Ligjin e ri për shtetësi ka ndryshuar vetëm aplikimi për shtetësi, përkatësisht janë lehtësuar kushtet. Modalitetet tjera nuk kanë ndryshuar, duke filluar nga dokumentacioni, pyetësori, kushtet dhe deri tek verifikimi operativ nga organet e sigurisë. Megjithëse standardet e NATO-s i thirren procedurës për certifikata sigurie dhe sekret shtetëror, procesi operativ i shtetësisë nuk kushtëzohet me asnjë standard të NATO-s sepse i thirret lidhjes me shtetin dhe jo shtetit me organizatat ndërkombëtare. Edhe pse autoritett i referohen standardeve të NATO-s, tre vende anëtare si Shqipëria, Kroacia dhe Gjermania procedojnë kërkesat për shtetësi në afat më të shpejtë se sa Maqedonia e Veriut, duke pasur parasysh edhe faktin se Kroacia dhe Gjermania janë edhe vende anëtare të BE-së.
Ligji për shtetësi sanksionon vendimin ndaj kërkesës së qytetarit pas afatit 6 mujorë. Në rast se institucioni përkatës nuk kthen përgjigje brenda kësaj periudhe, përgjigja merret për pozitive dhe duhet të rrjedh procedura për pajisje me shtetësi. Të dhënat zyrtare të siguruara nga MPB-ja, falsin se për momentin ASK-ja mban në sirtar 2657 kërkesa për shtetësi. Prej këtyre, 1247 kërkesa për shtetësi janë dorëzuar vetëm vitin e kaluar./Alsat.mk