Maqedoni

Shtatë viktima dhe 542 raste të reja me Covid në Maqedoni

Në 24 orët e fundit janë bërë 5990 testime për Covid, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 542 persona, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 280 raste të reja, më pas në Manastir 52, në Ohër 32, Kavadar 31, Prilep 28, Strumicë 20, Kumanovë 13, Gjevgjeli 11, Kërçovë 9, Shtip dhe Resnje nga 8, Vallandovë 7, Veles 6, Strugë dhe Negotinë nga 5, Tetovë dhe Radovish nga 4, Koçan 3, Kriva Pallankë, Dellçevë, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Demir Kapi nga 2, ndërsa në Gostivar, Shën Nikollë, Probishtip, Kratovë, Bogdanc dhe Makedonska Kamenicë nga 1 rast të ri.

Në 24 orëte fundit kanë ndëruar jetë shtatë pacientë nga Covid ndërsa janë shëruar 298.

Deri tani në vendin tonë gjithsej janë infektuar 225049 persona. Prej tyre, 211846 janë shëruar, 7960 kanë vdekur ndërsa rastet aktive shënojnë 5243.