Shqiptohen gjoba për 129 shoferë në Shkup
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (25.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba, nga të cilat 13 për vozitje pa patentë shofer, 12 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 10 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.