Opinion

Shqiptarja nga Sanxhaku: Nuk ka ndjesi më të mirë se t’i shërbesh vendit dhe kombit tënd

Amina Nuraj

Ata mendonin se do t’i ndaloja të gjitha këto, sepse atëherë isha fëmijë, por nuk e dinin se dashuria e një fëmije është më e pastërta dhe më e vërteta.
Ata qeshën me mua se jam shqiptare që nuk di shqip dhe harruan se ishin ata që më ndaluan gjithçka për kombin tim dhe më pushtuan tokën e Sanxhakut me çizmet e tyre gjakatare. Kur mësova gjuhën amtare më thanë se nuk do ta shoh kurrë flamurin shqiptar në qendër të Novi Pazarit, disa vite më vonë e vendosa me krenari flamurin shqiptar në mes të Novi Pazarit.
E pranoj se më shumë se një herë e kam ndjerë veten pa forcë, pa vullnet, por të gjitha ato u fshinë nga dashuria për mëmëdheun dhe flamurin tim të vetëm.🦅🦅🦅🦅🦅🦅🦅