KulturëMaqedoni

Shqiptari nga Turqia e çon në vend amanetin e nënës, boton librin “Prekazi”

Shoqata e shkrimtarëve OENEUM -Tetovë dhe SH.H. EL HILAL organizuan promovimin e librit PREKAZI, të autorit IBRAHIM SELAMET nga Turqia por me rrënjë Dardanie.
Një libër që trajton një temë mjaft sensitive – migrimi

Ishte një emocion i veçantë sot që e përjetuam në sallën e Fakultetit të Arteve të UT-së në Tetovë, gjatë promovimit të librit “PREKAZI-Historia e migrimit në Ballkan” e autorit Ibrahim Selamet nga Sakarja e Turqisë, një veprimtar i palodhshëm i kauzës kombëtare, gazetar, intelektual i mirëfillt, i cili në Turqi eshtë lindur por gjuhën shqipe e flet për mrekulli, i cili shpirtërisht është i lidhur me Drenicën e Kosovës. Fjalë rasti pati kryetari i Oeneumit, Daim ILAZI dhe Kryetari i El Hilalit Behixhudin Shehabi, Rami Kamberi, plot fjalë të bukura dhe domethënëse sot dëgjuam për shqiptarët që jetojnë në Turqi, për migrimin e tyre, për periudhat e vështira që e shkaktuan shpërnguljen, për lidhjet me atdheun, për atdhedashurinë etj. Duke e uruar për botimin e librit, në fjalimet u theksua faktin se vetëdijësimi i bashkatdhetarëve për rjedhat dhe situatën në atdhe është mjaft i madh dhe se Turqia po kontribuon mjaft për përforcimin e lidhjeve me Ballkanin dhe ndërtimin urave të reja të bashkëpunimit. Promovimi i sotshëm, në bashkëpunim me Shoqatën “Oeneum” e kishte pikërisht këtë qëllim, afirmimin vlerave të shqiptarëve të Turqisë që jenë pjesë e trungut ilir, transmeton Lideri.mk.
Një ngjarje mjaft emociounese dhe shpresëdhënëse për të ardhmen.

“Ibrahimi që e çoi amanetin e nënës e cila i kishte thënë. O biri im. Jeta e jonë është një histori. A do të ketë kush që do ta shkruaj.
Ibrahimi e shkroi librin mbi emigrimin e shqiptarëve i cili u promovua sot në Tetovë”, ka shkruar pas promovimit njëri ndër pjesëmarrësit, Sead Ramadani./Lideri

https://www.facebook.com/share/p/wxLYnXfahCKj9AdC/?mibextid=I6gGtw