May 8, 2024
Diaspora

Shqiptari nga Mali i Zi biznesmen në Nju Jork, ndihmon shkollën e fëmijërisë ku mësoi shkronjat e para

NOSTALGJI E DASHURI PËR VATREN E ARSIMIT NË ANË TË MALIT

Për të uruar fillim të mbarë të vitit të ri shkollorë, sot me 02 shtator 2021, në IPSHF “Bedri Elezaga” në Katerkollë, ishte për vizitë Nail Osmanaj. Naili është bir i Anës së Malit e ish nxënës i kësaj shkolle. Aktualisht me punë të përkohëshme në SHBA. Është afarist i njohur në NY, por mbi të gjitha veprimtar i zellshëm në veprimtarin e çështjes kombtare shqiptare. I paisur me ndjenja atdhedashurie e nostalgji për vendlindjen Anën e Malit, Naili së bashku me shokët e vet në Amerikë, në kuadër të Shoqatës “Ana e Malit” në Nju Jork, themeluan Fondacionin “Trojet tona”. Për një kohë të shkurtër, veprimtaria humanitare e këti fondacioni i tejkaloj pritshmëritë. Gjëndja e jashtëzakonëshme shëndetësore, që u krijua me ramjen e pandemisë, bëri që bashkëvendasit tanë në Amerikë, ta kenë kujdesin maksimal për vendlindje. Themelimi i shtabit të krizës, furnizimi me ilaçe pa pagesë e mbi të gjitha përkujdesja për çdo rast të infektuar veç e veç, bashkatëdhetarët tanë i bëri njish me vendlindje.

Në kërkesë të udhëheqjes së Shkollës, Fondacioni “Trojet tona” në NY, ndihmoi në botimin e Revistës shkollore “Shkëndijat”, si dhe furnizimin me tablet të 15 nxënësve, familjet e të cilëve janë shfrytzues të të mirave materiale.

Aty ishte Naili, me përkushtim maksimal, në ball të organizimit të grumullimit të ndihmave.

Së bashku me nikoqirin, drejtorin e Shkollës Mustaf Bardhin, bën xhiro nëpër godinën shkollore. Musafirit i bëri përshtypje pastërtia në oborr e në veçanti në objektin e shkollës. Çdo kabinet që vizitonte, Naili kujtonte fëmijërinë e ti e nostalgjia sa vinte e iu shtonte.

Në largim, edhe njëherë, Naili e uroj drejtorin për vitin e ri shkollorë, duke dëshiruar punë të mbarë e shum suksese, nxënësve edhë mësimdhënësve në misionon e tyre të shejtë!