Shqipëri

Shqiptari gjen një shumë të madhe parash, ia kthen pronarit: Ka lidhje me mrekulli të Ramazanit!

Para pesë ditësh, financier Seldi Sulejmani humbi te një korsi biçikletash një shumë të konsiderueshme parash. Por duket se Zoti ka bërë mrekulli dhe personi që i ka gjetur ia ka dorëzuar. Bëhet fjalë pikërisht për agjentin imobiliar, Arens Bregu, i cili në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” tregoi arsyen e këtij gjesti, e cila lidhet me muajin e Ramazanit.

Djemtë të dy ndan detaje nga kjo ngjarje, e cila u bë virale në rrjet.

“Filloi më ditën 31 mars, e theksoi ditën sepse për ne në ekonomistët është shumë e rëndësishme. Shkova te bankomati dhe i vendosa te xhepi i përparëm i xhupit për arsye nxitimi. Kisha edhe telefoni. po shkoja në punë me biçikletë kur isha te ‘Rruga e Kavajë’ më marrin në telefonin, nxjerr telefonin dhe më bien lekët, nuk e kuptova. Kur mbylla tel në ‘21’ kuptoj që më kishin rënë. U mundova ta qetësoja veten, u ktheva për të kontrolluar te rruga e biçikletës se nuk ishte shumë e madhe, por nuk i gjeta”, rrëfeu Seldi.

“Të gjithëve na duheshin paratë, po duke qenë se ishin një shumë e madhe parash dhe thash se mos i duheshin më shumë. E bëra njoftimin në internet dhe pas gjysmë ore më thanë shumën dhe u habita se më thanë shumën. Arsyeja që nuk i mbajta është se ishte një shumë e konsiderueshme. Sa pash që ishte 350 mijë lekë dhe thash kjo mund të ishin edhe një rrogë dhe dikush mund të kishin ngelur pa lekë. Diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja. Unë edhe faqes në internet i thash nëse nuk gjendet deri të hënën ai që ka lekët do jepja për bamirësi se ishte edhe muaji i Ramazanit, por u gjet shpejt”, tha Arensi./abcnews.al