Maqedoni

Na paska ikur edhe mësuesja Emine!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Mbrëmë 02. 04. 2022 nga kjo botë për në botën e amëshuar na paska ikur edhe mësuesja Emine Islami.

Tani e ndjera mësuesja Emine tërë jetën ia kishte përkushtuar arsimit.

Ajo pas kryerjes së shkollës së mesme të normales e deri në pensionim kishte punuar si mësuese me ditar në dorë.

Ajo në fillim kishte punuar në shkollën fillore “ Jeta e re”, sot “ Faik Konica” të fshatit Sllupçan.

Pastaj misionin e mësueses e kishte vazhduar në shkollën fillore
“ Bajram Shabani” dhe “ Naim Frashëri” në Kumanovë ku edhe do të pensionohet.

Është shumë me rëndësi të përmendet se Emine Selimi dhe Tevide Destani do të jenë dy femrat e para shqiptare nga fshati Orizare i komunës së Likovës që do të regjistrohen në shkollën e mesme në Kumanovë.

Pas përfundimit që dyjat do të punojnë në arsim deri në pensionim.
Këto dy femra do të jenë ato që do e thyejnë akullin dhe do ua hapin rrugën shumë femrave shqiptare që pas tyre të vazhdojnë shkollomin e mesëm, fakultetin etj.

Mësuesen Emine dhe mësuesen Tevide do i përkujtojnë gjithnjë dhe asnjëherë nuk do të i harrojnë nxënësit e tyre.
Mësuesja Tevide Iljazi ndrroi jetë më 06.06.2018 .

Kujtimi për mësuese Tevide dhe mësuesn Emine do të mbeten të paharruara për familjet e tyre dhe nxënësit që ato i mësuan dhe i edukuan me shumë zell e dashuri.

Zoti i shpërbleftë me parajsë!