Shqipëri

Shqiptari e kap hajdutin duke ia vjedhur pulat, e bën për spital me fraktura në kokë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në qytetin e Kuçovës. Një 52-vjeçar,teksa ka hyrë në ambientet e një banese ka tentuar të vjedhë disa pula, por është përballur me të zotin e shtëpisë, duke rënë pre e dhunës së tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen “11 janari” pak pas mesnate ,pranë varrezave të qytetit. Mësohet se shtetasi Lefter (Krenar) Brisku është kapur mat nga i zoti i shtëpisë me një thes me pula që i kishte vjedhur në kotec, ndërsa më pas ka ndërhyrë djali i këtij të fundit,20-vjeçari me inicialet B.Sh,i cili ka nisur ta dhunojë.

Mësohet se hajduti, i cili mendohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka pësuar fraktura të forta në kokë.

Pas sinjalizimit të policisë nga pronari i banesës, në vendin e ngjarjes mbërriti dhe ambulanca, e cila e transportoi fillimisht hajdutin drejt spitalit të Kuçovës,ku pasi iu dha ndihma e parë u transportua drejt spitalit të Beratit dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar pasi gjendja e tij ishte kritike/abcnews.al