May 3, 2024
Kolumna

Shqiptarët, sado “të ndarë” duhet” të ecin të bashkuar!

Shkruan: Nijazi Halili
Kujtimet nga ligjërata me ish Akademikun e ndjerë Esat STAVILECI, me 2004 në Pallatin Asim Vokshi-Gjakovë. I nderuari akademik Esat Stavileci, kishte një porosi që shqiptarët kanë kaluar nëpër histori shumë të hidhur e që duhet të jenë shumë të vëmendshëm për të ardhmen e tyre, si popull dhe si komb. Ata duhet të jenë shumë të ndërgjegjshëm se këto janë “kohë dramatike”, me mundësinë e “marrjes së vendimeve afatgjate”. Vendimet “e mëdha”, ç’është e vërteta, edhe merren për periudha të mëdha kohore. Duhet të jemi të kujdesshëm se si do të pozicionohemi sot si popull dhe si komb, sepse nga ai pozicionim do të varret e nesërmja jonë.
Prandaj, një prej porosive të profesorit Stavileci ishte që jo vetëm të ndryshojmë fjalorin politik shqiptar, por edhe ta unifikojmë atë. Unifikimin e fjalorit politik nuk do ta arrijmë, për derisa nuk i bashkërendojmë veprimet dhe për “çështjet madhore”nuk ndërtojmë qëndrime të përbashkëta dhe për derisa nuk angazhohemi për mbështetjen e tyre.
Shqiptarët, sado “të ndarë”duhet “të ecin të bashkuar” . Në këtë “ecje” që nuk do të jetë as e lehtë dhe as e pamundimshme. Veprimi i parë duhet të jetë pikërisht përpjekja, të shprehem figurativisht për “t’iu përmbajtur një fjalori”, meqë, edhe ashtu, kemi një gjuhë. E konsideroj si të domosdoshëm për momentin nëpër të cilin po kalojmë harmonizimin e fjalorit politik, në mënyrë që të jemi më të qartë në kërkesat tona.
Kujtime nga Akademik Esat Stavileci, 2004 Gjakovë!

Pjesë të shkëputura nga Libri “Reflektime Diplomatike në Shtetndërtimin e Kosovës,2020