Shqiptarët e Maqedonisë solidarizohen me Kosovën, anuluan sonte gjitha dasmat dhe ahengjet
Pjesa shqiptare e Shkupit sonte nuk është e zhurmshme siç është zakonisht të dielave në mbrëmje, raportojnë meriumet e këtushme.
Heshtja ka zevendesuar zhurmën dhe muzikën që ndëgjohet në hotele e restorante gjatë dasmave dhe ahengjeve, që më të numërta janë gjatë uikendit. Ato janë shndërruar në ceremoni modeste, ku kryesisht bisedohet për zhvillimet e sotme në Kosovë. Muzikë e zëshme nuk vërehet as në lokale e kafeteri.
Shqiptarët e Shkupit, por edhe të qyteteve tjera, gati pa asnjë përjashtim i janë përgjigjur pozitivisht apeleve në rrjetet sociale që të solidarizohen me policin e rënë, Afrim Bunjaku dhe me kolegët e tij të plagosur, transmeton Lideri.mk.
Me Kosovën është solidarizuar edhe tere spektri politik shqiptar në Maqedoni.
Ndryshe, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut me gjithë vemendjen e tyre sot kanë qenë të drejtuar kah Kosova, për shkak të lidhjeve të ngushta familjare e kombëtarr. Përveç dhimbjes që ndajnë për policin Afrim Bunjaku është prezente edhe krenaria për trimërinë e policisë speciale të Kosovës, që me sukses u përball me këtë sulm tinzar.