Shqiptaret e Amerikes festojne 28 Nentorin (Video)
(Video ne koment)
QKSHA Struga me një program artistik shënoi festat kombëtare të Nëntorit me një shfaqje të jashtzakonshme me nxënësit e shkollës shqipe si dhe grupin e valleve të Qendrës.
Salla e madhe pranë shkollës së mesme në Wayne u ngjyros kuq e zi.
Dita e alfabetit, Festa e flamurit dhe pavarsia ishin motiv dhe shtysë që djem e vajza recituan, kënduan dhe vallëzuan në tingujt dhe ngjyrat kuq e zi.
Programi në mënyrë të shkëlqyeshme u udhëhoq nga dy nxënëse të shkollës, Verona Bekteshi dhe Brikena Rizvani ndërsa ishte tepër emocional momenti i “vërshimit” të skenës nga qindra artistë të rinjë nën tingujt e këngës së lavdishme “Për mëmëdhenë”.
Kryetari i Organizatës, z.Sinan Alimi pasi uroi të gjithë të pranishmit për festat kombëtare, ai shprehu konsideratën dhe mirënjohjen e tij për nxënësit, prindërit e veçanërisht për aktivistët vullnetarë të QKSHA-së të cilët në çdo eveniment kombëtar kujdesen me pasion dhe përkushtim.
Me këtë rast drejtuesit e Organizatës në fillim të këtij evenimenti për angazhimin e tyre disa vjeçar nderuan disa nga aktivistët me mirënjohje.
Kryetari Sinan Alimi ftoi para publikut muzicietët Fadil Sahatçiu, Faton Krasniqi, koreografët Mirela Sirjani dhe Xhemal Bekteshi ndërsa mirënjohjet i ndau përgjegjësi i aktiviteteve kulturore, Nafi Sllatina.
QKSHA – Struga tashmë po shëndrrohet në një institucion të rëndësishëm edukativ dhe kulturor dhe po zgjon interes të veçantë në mbarë komunitetin shqiptar në Amerikë.
Paraqitjet e Valltarëve të Qendrës sonë po impresionojnë në pjesmarrjet e tyre në ngjarje të ndryshne kulturore në Amerikë ndërsa shkolla me ambientet moderne dhe stafin profesional ka rritur interesin e gjithë shqiptarëve.
Nëntori i festave kombëtare është muaji më aktiv për nxënësit dhe shkollën. Ndërsa intepretimet dhe paraqitjet emocionale që bëjnë nxënësit, bëjnë krenar çdo prind apo edhe pjesmarrës të tjerë.
Këto organizime kaq spektakolare sigurisht që kërkojnë shumë punë dhe angazhim, por dedikimi dhe kontributi vullnetar i shumë njerëzve të mirë, shqiptarë të devotshëm e antarë të qendrës sonë asnjëherë nuk ka munguar.
Të gjithë juve duke ju lënë për disa çaste me pamjet artistike, ju urojmë Gëzuar festat e Nëntorit, Ditën e Alfabetit, dhe shpalljen e Pavarsisë.