Diaspora

Shqiptarët bëjnë të pamundurën, për vetëm 72 orë mblodhën mbi 150.000 frënga për Ervinin nga Presheva

Presheva me rrethinë
Njoftim !
Ju lumtë Shqipe ❤️🇦🇱
Shqiptarët bëjnë të pamundurën, për vetëm 72 orë mblodhën mbi 150.000 Chf për Ervin Halimin.
Për hirë të transparences ndaj personave që kanë ndihmuar, tek Konto e Fondit Humanitar kanë hyrë 107.195 Chf kurse pjesa tjetër është mbledhur nga Konto e Familjes Halimi.
Fondi Humanitar në koordinim me Familjen Halimi njofton të gjithë Shqiptarët kudo që janë, se janë mbledhur të hollat për operacionin e Ervin Halimit i cili do të realizohet në Turqi.
Me këtë rast është shpallur i mbyllur aksionin për mbledhjen e të hollave për Ervinin, dhe falemnderojmë gjithë kontribuesit nga të gjitha trevat Shqiptare, sidomos Diasporën për ndihmën e ofruar.
Shpresojmë dhe besojmë se Ervini do ta kaloj me sukses Operacionin dhe do të kthehet në mesin tonë plotësisht i shëruar.
Me rrespekt !

Fondi Humanitar për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë dhe Familja Halimi.