Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia, nga sot me treg të vetëm pune
Për qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nga sot është mundësuar qasja e lirë drejt tregut të punës në këto tre vende, në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. Ata do të mund të punojnë në të tre shtetet me numër të vetëm për identifikim, pa kurfarë procedura shtesë.
“Prej 1 marsit të këtij viti, qytetarët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përfundimisht do të mund të jetojnë dhe punojnë në cilin do prej tre vendeve si në vendin e vet. Për këto hapësira tona ku rregulla e parë e administratës publike ishte ‘nuk mundet’, 1 marsi është revolucion. Para saktësisht tre vite e tre muajve, liderët e vendeve nga Ballkani i Hapur vendosën dhe nënshkruan vendim vizionar për vendosjen e qasjes së lirë drejt tregut të punës në Ballkanin Perëndimor. Tre vite e tre muaj liderët dhe disa njerëz të vyeshëm nga administratat i bindën me argumente logjike kolegët e tyre të ‘nuk mundet’”, deklaroi kryetari i Odës ekonomike të Serbisë (PKS), Marko Çadezh, i cili është ndër të parët që mori ID Ballkan i Hapur, certifikatë elektronike e cila mundëson të punojë në cilin do vend të Ballkanit të Hapur.
Përparësitë nga lëvizja e lirë e punëtorëve në rajon, pa kurfarë barriera administrative janë të shumëfishta, duke filluar nga mundësia për kryerje të punëve sezonale, përmes uljes së profesioneve deficitare dhe përforcimit të besimit tek investuesit deri te rritja e sektorëve kyç në ekonomi.
Qasja e lirë drejt tregut të punës prej rreth 11 milionë banorëve pritet ta parandalojë ikjen e mëtjeshme të të rinjve nga rajoni përmes ofrimit të mundësive për punësim, por edje t’u përgjigjet kërkesave në rritje për kuadër cilësor, sië në kompani lokale, ashtu edhe në ato ndërkombëtare të cilat punojnë në rajon.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisës dhe Serbisë, të clët dëshirojnë të punësohen në ndonjërën prej anëtareve të Ballkanit të Hapur apo tashmë kanë gjetur punëdhënës, duhet të kenë numër amë për të cilin, në mënyrë elektronike do të mund të regjistrohen në disa hapa. Kjo do të thotë se duhet të plotësojnë formular në platformën (eAdministrata) dhe të bashkangjisin dokument biometrik valid. Në bazë të të dhënave të parashtruara, organet kompetente përmes platformës eAdministrata gjenerojnë numër të vetëm identifikimi të Ballkanit të Hapur (IDOB).
Pas kësaj, pala e interesuar mund t’i qaset portalit për eAdministratë të vendit të caktuar dhe të parashtrojë kërkesë për qasje tëlirë drejt tregut të punës. Vendi i caktuar, pas kontrollit e sjell vendimin përfundimtar. Pas marrjes së lejes, personi i interesuar mund të punësohet, nën kushte të njejta si qytetar i lirë i shtetit, deri në dy vite, ndërsa pas skadimit të kësaj periudhe mund të vazhdohet qëndrimi, afati i lejes së punës.
Në kuadër të Ballkanit të Hapur, në dhjetor 2021 u nënshkruan marrëveshje për kushtet për qasje të lirë n[ tregun e punës në Ballkanin Perëndior, si dhe për lidhje të skemave për identifikim elektronik të qytetarëve nga ky rajon.