September 16, 2024
Sport

Shqipëria kalonë në epërsi ndaj Ukrainës me golin e shkupjanit Jasir Asani (Video)

 

Shqipëria kalon në epërsi përballë Ukrainës  në ndeshjen e vlefshme në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ishte Ukraina e para ajo që shënoi me golin e mbrojtësit Yukhym Konoplya në minutën e 49′, shkruan Insajderi.

Mbrojtësi i Shakhtar Donetsk shënoi me një vollej-goditje në këndin e portierit shqiptar, Tomas Strakosha.

Shqipëria nuk vonoi shumë. Ishte kosovari Ardian Ismajli ai që shënoi pas një goditje nga këndi, në një tollovi të krijuar në pjesëfushën e Ukrainës.

Pak më vonë shkupjani Jasir Hasani sjelli epërsinë për Shqipërinë në 2:1. Është kjo loja e 17-të e Asanit për kombëtaren shqiptare. Kjo ndeshje është e vlefshme në kuadër të grupit B, ku tabelës po i prin Gjeorgjia pas një fitore bindëse 4-1 kundër Çekisë.