Shqipëria e para, Maqedonia e dyta në Evropë për aplikimet për azil
Vitin e kaluar, 11,000 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian. Kjo shifër e rendit vendin tonë të parin në Europë për numrin e aplikimeve. Nga këta, 8700 aplikuan për herë të parë.
Por, vitet e fundit, kërkesat janë ulur, nisur edhe nga refuzimet e shtuara të vendeve të Europës, kryesisht Franca e Gjermania.
Numri më i ulët u regjistrua në vitin 2020, dhe pandemia ndikoi në këtë
Në Evropë, shqiptarët kryesojnë me numrin e azilkërkuesve, ndjekur nga moldavët. Në rajon, edhe Maqedonia e Veriut ka numër të lartë aplikimesh për në BE.
Në total, në vitin 2021, aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare në BE u rritën me një të tretën, në 617 800, duke u rikthyer në nivelet para pandemisë pas një rënieje të madhe në vitin 2020.
Rritja e përgjithshme e kërkesave për azil për vitin e kaluar u nxit kryesisht nga afganët dhe sirianë.
Afganët depozituan dy herë më shumë aplikime krahasuar me vitin 2020, pasi talebanët avancuan deri në marrjen e pushtetit.