Maqedoni

Regjistrohen 273 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 8 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.799 testime, janë regjistruar 273 raste të reja.

Prej rasteve të reja 161 janë Shkup, Manastir 21, Prilep 16, Kavadar 12, Ohër 11, Kumanovë 10, Strumicë 6, Tetovë dhe Gostivar 5, Kërçovë 4, Veles Shtip dhe Strugë 3, Koçani, Radovish dhe Bogdanci 2 dhe nga 1 në Gjevgjeli, Negotinë, Kriva Pallanka, Vallandovë, Vinicë, Krushevë dhe Demir Kapi.

Minsitria e Shëndetësisë po ashtu njofton se nga 273 rastet e reja janë 45 riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur edhe 233 pacientë të shëruar dhe 8 pacientë të tjerë kanë humbur jetën.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 303.140 pacientë, ndërsa prej tyre 291.952 janë shëruar dhe 9.172 persona kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 2.016 raste aktive./Telegrafi/