April 29, 2024
Shqipëri

Shqipëri/ Shkarkohet Elva Margariti! Drejtimi plot debate në Ministrinë e Kulturës

Elva Margariti është shkarkuar nga posti i Ministrisë së Kulturës, sipas burimeve zyrtare që konfirmojnë për Top Channel se lirimin e saj nga detyra.

Ky vendim vjen si pasojë e shkrirjes së Ministrisë së Kulturës që Margariti drejtonte dhe krijimit të një strukture të re qeverisëse: Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër, kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes”, u shpreh kryeministri Edi Rama theksoi njoftoi këto ndryshime në qeveri.

Elva Margariti shërbeu si ministre e Kulturës që prej janarit të 2019.
Ajo vinte nga arkitektura e megjithatë përveç profilit të ulët politik që ka mbajtur gjatë këtyre pesë viteve ne kabinet, nuk ka lënë shenja pozitive as në aspektin menaxherial. Përgjatë këtyre viteve në krye të Ministrisë së Kulturës ka pasur vazhdimisht polemika për disa vendimmarrje, jo të mirëpritura nga komuniteti artistik si për shembull Galeria Kombëtare e Arteve vazhdon të jetë e mbyllur për publikun, megjithëse projekti i rikonsktruksionitduhet duhet të kishte përfunduar. Muzeu Kombëtar nuk është rikonstruktuar ende. Salla koncertore e Universitetit të Arteve edhe pse u përurua ende nuk funksionon.