Shqipëri

Shqipëri: Gjashtë vdekje nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjashtë qytetarë në Shqipëri e kanë humbur betejën me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë kësaj kohe periudhe janë kryer 2865 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 336 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 625 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92,500 që nga fillimi i pandemisë.